Sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në Libi, Moska kërcënon Kievin: Do të ketë pasoja tepër të dhimbshme!
Moska ka paralajmëruar Ukrainën për pasoja të rënda pas sulmit me dronë ndaj dy anijeve ruse në portin e Bengazit, në Libi, ku sipas Kievit u fundos korveta ushtarake “Merkury” dhe u godit një anije mallrash që transportonte armatime. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të hënën se veprimet e Ukrainës nuk do të mbeten pa përgjigje. “Këto veprime do të kenë pasoja jashtëzakonisht të dhimbshme për regjimin e Kievit”, u shpreh Peskov, duke iu referuar edhe deklaratave të mëparshme të presidentit rus Vladimir Putin për vijimin e operacioneve ushtarake. Ai nuk dha detaje mbi kundërpërgjigjen e mundshme të Moskës, duke theksuar se një qëndrim më i plotë do të publikohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Paralajmërimi rus vjen pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr...
Burimi:
javanews.al