Burgim i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, Apeli vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas njoftimit të publikuar sot, Departamenti për Krime të Rënda i Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve. Me këtë vendim është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 6 korrik 2026. Naim Murseli është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa Granit Plava për “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe armëmbajtje pa leje. Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Emrat e...
Burimi:
syri.net