Kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët e akuzuar për trafikimin e 25 kg kokainë në Zvicër

Kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët e akuzuar për trafikimin e 25 kg kokainë në Zvicër

Prokuroria zvicerane ka kërkuar gjithsej 27 vite burg për dy shtetas shqiptarë, të akuzuar për transportimin e 25 kilogramëve kokainë drejt Italisë, përmes territorit të Zvicrës. Sipas mediave zvicerane, dy të pandehurit, 31 dhe 32 vjeç, u arrestuan në prill të vitit 2025 në pikën kufitare të Chiassos. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, u zbulua sasia e drogës. Hetimet kanë ngritur dyshime se ata kryen katër udhëtime nga nëntori 2024 deri më 16 prill 2025, duke transportuar kokainë nga Belgjika drejt Milanos. Zvicra dyshohet se përdorej si vend tranziti për këtë aktivitet të trafikut ndërkombëtar. Gjatë procesit gjyqësor, njëri prej të akuzuarve ka pranuar se transportoi drogën, por ka pretenduar se nuk e dinte sasinë e lëndës narkotike që ndodhej në automjet....