Moti i keq vështirëson uljet në Rinas, 5 avionë devijojnë drejt aeroporteve alternative

Moti i keq vështirëson uljet në Rinas, 5 avionë devijojnë drejt aeroporteve alternative

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë krijuar vështirësi në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me dije se pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Rinas. Sa i përket qarkullimit rrugor, ministri bën me dije se lëvizja vijon normalisht në të gjitha akset nacionale, por në disa rrugë janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh. Problematika raportohen në akset Bogë-Theth, Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Kukës–Bushtricë, Kukës-Shishtavec dhe Rrëshen-Shpal-Qafë Bene, mes të tjerash. RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ Moti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës...