Përshkallëzohen tensionet në Hormuz, Irani kërcënon me përgjigje ushtarake ndaj bllokadës amerikane!
Irani ka paralajmëruar se do të përdorë forcën ushtarake në rast të ndonjë sulmi ndaj tij, ndërsa bllokada detare e vendosur nga Shtetet e Bashkuara po shton tensionet në rajon dhe frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Autoritetet në Teheran e konsiderojnë bllokadën amerikane një kërcënim për sigurinë dhe ekonominë e vendit, duke argumentuar se, sipas së drejtës ndërkombëtare, Irani ka të drejtë të përdorë çdo mjet për të mbrojtur veten. Ndërkohë, një ligjvënës i lartë iranian ka deklaruar se vendi nuk do të lejojë rifillimin e inspektimeve bërthamore nga Kombet e Bashkuara pa u përmbushur shtatë kushtet e Teheranit për përfundimin e luftës. Zhvillimet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin ndërkombëtar të naftës dhe...
Burimi:
javanews.al