Kurti zbulon kur pritet të përfundojë drafti i ri për Gjykatën Speciale: Ekspertët drejt fundit të punës!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të draftit të ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e nismës ligjore. Kurti deklaroi se ekspertët pritet ta përmbyllin tekstin e ri gjatë ditëve në vijim. “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, u shpreh kryeministri pas ceremonisë solemne me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Nisma për hartimin e projektligjit të ri u dakordua më 19 nëntor, pas takimit të Kurtit me ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza. Çitaku kishte bërë të ditur se...
Burimi:
javanews.al