Martin Bakole zë vendin e Opetaia dhe sfidon Wilder në mbrëmjen magjike të 11 dhjetorit në Kardif
Kongolezi Martin Bakole do të përballet me Deontay Wilder më 11 dhjetor në Kardif, në mbrëmjen magjike që do të mbyllet më duelin e madh të peshës së rëndë mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (WBC), njihet si një nga boksierët me goditjet më të fuqishme në këtë sport. Ai fillimisht ishte planifikuar të ndeshej me yllin australian të peshës “cruiserweight” (91kg), Jai Opetaia. Ky i fundit u tërhoq për shkak të një dëmtimi dhe do të vazhdojë të garojë në kategorinë e tij. “Radhën e ka Bakole, e më pas… do të bëhet çmenduri,” tha Wilder në një postim të publikuar në Instagram. “Nuk dua të zbuloj detaje të tjera për momentin, por sapo...
Burimi:
telesport.al