Kovac paralajmëron Arsenal: Kemi kapacitetin për t’i mposhtur, s’ka asnjë shans që kjo ndeshje të përfundojë 0-0

Kovac paralajmëron Arsenal: Kemi kapacitetin për t’i mposhtur, s’ka asnjë shans që kjo ndeshje të përfundojë 0-0

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, i ka dërguar një mesazh të qartë Arsenal para përballjes së shumëpritur në Champions League, duke theksuar se skuadra e tij ka cilësinë e duhur për t’i shkaktuar probleme kryesuesve të Premier League. Dueli në “Emirates” vë përballë dy ekipet që aktualisht po diktojnë ritmin në Gjermani dhe Angli. Ai theksoi besimin që mbizotëron te lojtarët e tij. “Sigurisht, jemi plotësisht të vetëdijshëm se sa i vështirë është ky mision. Por, edhe ne jemi një kundërshtar i vështirë dhe do t’i kemi mundësitë tona. Kemi cilësinë për të marrë atë që duam, pra, pikët. Për ta arritur këtë, duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë, si me topin ashtu edhe pa të, sepse Arsenali ka lojtarë vërtet të...