“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

Kardinali Victor Manuel Fernandez, një nga ndihmësit e ngushtë të Papa Françeskut publikoi këtë të martë librin “Ditari privat i Papa Françeskut”. “Botimi me 160 faqe përqendrohet kryesisht në jetën shpirtërore dhe agjendën baritore të Atit të ndjerë, ku ndahen detaje se si papa luftoi me tundimet e lidhura me përdorimin e pushtetit në vitet 2021-2022. Ai përfshin gjithashtu atë që Françesku e përshkruan si takime me djallin së bashku me mendimet rreth pasardhësit të tij, të cilin e përshkruante si të patëmetë”- deklaroi kardinali Fernandez, që redaktoi shënimet e Françeskut, të cilat përfshijnë periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2024. Sipas ditarit, në një shënim të vitit 2021 Papa i ndjerë tregon se kishte përjetuar tre vegime të djallit, dy herë gjatë shërbimit...