“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”. Hetimet vijnë pas zbulimit të dy ambienteve nëntokësore në fshatin Ganjollë, ku ishte përshtatur një strukturë për kultivimin e bimëve narkotike dhe përpunimin e saj. Kujtojmë se ditën e djeshme u zbulua një ambient nëntokësor, i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Në pranga ranë 10 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim nga policia. Gjatë kontrolleve në dy objekte në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, efektivët zbuluan në një magazinë një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme: Hapësira ishte e ndarë në dy pjesë: njëra ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit me llamba, ndërsa tjetra...