Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Gjykata e Lartë i ka ulur dënimin Festim Bixhdilit, në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Jan Prenga. Gjyqtari i lartë, Genti Shala e ka dënuar me 25 vite burg kopshtarin Bixhdili, i cili më herët ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Dënimin përjetë Bexhdili po e vuante në një burg të sigurisë së lartë për katër akuza, rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjësim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz dhe u dërgua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u...