Kurti i vë kusht BE-së nga Brukseli: Kosova e meriton statusin e vendeve kandidate

Kurti i vë kusht BE-së nga Brukseli: Kosova e meriton statusin e vendeve kandidate

Albin Kurti ka shkuar në samitin BE-Ballkani Perëndimor me një kërkesë të qartë për Brukselin: Kosovës t’i jepet sa më parë statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në mbërritje në samit, kryeministri i Kosovës deklaroi se ky proces është vonuar prej kohësh, pavarësisht se Prishtina ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim. Sipas Kurtit, Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk e ka marrë këtë status. “Ne nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës”, u shpreh Kurti, duke përmendur zhvillimin demokratik, sundimin e ligjit, të drejtat politike dhe luftën kundër korrupsionit si argumente në mbështetje të kërkesës së Prishtinës. Ai e cilësoi statusin e kandidatit jo vetëm të rëndësishëm, por edhe urgjent, duke kërkuar që zgjerimi i Bashkimit...