Rama nga Brukseli i kërkon BE-së një hap të guximshëm: Të gjithë në një tryezë!
Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli, i ka kërkuar Bashkimit Europian të ndërmarrë një hap më të guximshëm për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate. Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama propozoi që të gjitha vendet kandidate të ulen në të njëjtën tryezë me shtetet anëtare të BE-së, pa ndryshuar parimin e integrimit të bazuar në merita për secilin vend. Sipas kryeministrit, një lëvizje e tillë do të dërgonte një sinjal të fortë si për opinionin publik në vendet kandidate, ashtu edhe për pjesën tjetër të botës. Ai theksoi se samiti është një mundësi për dialog të hapur dhe për të diskutuar jo vetëm zhvillimet e vitit që po mbyllet, por edhe të ardhmen e procesit të zgjerimit. I pyetur nëse do të diskutohet propozimi...
Burimi:
ntv.al