No Image Available

EMRAT/ Grabitën rezidencën e Princit William në Angli, publikohen fotot e dy shqiptarëve të akuzuar

Dy shqiptarë kanë përfunduar përpara drejtësisë britanike, të akuzuar për hyrje të paligjshme dhe grabitje në rezidencën e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton. M.D, 34 vjeç, dhe A.N, 32 vjeç, u paraqitën të mërkurën në Gjykatën e Magjistraturës në Norwich, ku u njohën me akuzat për një ngjarje të dyshuar të ndodhur të hënën në Anmer Hall, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Sipas prokurorisë, dy shqiptarët, së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar dhe të paarrestuar, aktivizuan sensorët e lëvizjes jashtë rezidencës pak para orës 18:00. Më pas, dyshohet se përdorën një tub kullimi për t’u ngjitur në ndërtesë dhe për të hyrë në dhomën e zhveshjes. Prej aty pretendohet se morën një orë dhe gjashtë palë mansheta,...