MARTA KOS NË KUVEND! BRUKSELI SJELL MESAZHET PËR NEGOCIATAT E SHQIPËRISË
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të jetë nesër në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohet ecuria e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Takimi organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian dhe do të zhvillohet me pjesëmarrjen e bashkëkryetarëve Taulant Balla dhe Jorida Tabaku. Në tryezë pritet të ulen përfaqësues të grupeve të interesit, komisioneve parlamentare dhe grupeve politike, të cilët do të paraqesin qëndrimet dhe shqetësimet e tyre për procesin e integrimit dhe sfidat që e shoqërojnë atë. Në përfundim, fjalën do ta marrë komisionerja Marta Kos. Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për negociatat e Shqipërisë me BE-në, ndërsa vëmendja do të jetë te mesazhet që Brukseli do të përcjellë për ecurinë e procesit.
Burimi:
ntv.al