Ramës i numërohen ditët pas 28 nëntorit? Skenari: qeveri teknike dhe…
A mund të jetë protesta e 28 Nëntorit pika e kthesës për politikën shqiptare? Në një diskutim në NTV është hedhur një skenar që përfshin largimin e Edi Ramës nga qeverisja, krijimin e një qeverie teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve deri në shtator. Sipas të ftuarit, nëse protesta prodhon një zhvillim me peshë politike, mund të krijohet presion për një marrëveshje mes partive parlamentare. Në këtë skenar përmenden edhe OSBE/ODIHR-i, Komisioni i Venecias dhe Presidenti, si aktorë që mund të përfshihen në një proces të mundshëm. Por kujdes: deri tani nuk ka asnjë njoftim për ndërmjetësim apo angazhim konkret nga këto institucione. Propozimi parashikon largimin e Ramës, krijimin e një qeverie teknike për disa muaj dhe shtyrjen e zgjedhjeve deri në shtator. Gjatë kësaj periudhe...
Burimi:
ntv.al