Shi i rrëmbyeshëm, shkatërrime dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe/ Paralajmërimi i IGJEO
Përgatituni për një të enjte me mot të pazakontë! Më 26 nëntor, Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta, ndërsa paralajmërimet për përmbytje dhe rrëshqitje dherash kanë ngritur shqetësimin në disa zona të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata më problematike pritet në Shkodër, ku reshjet mund të arrijnë intensitet shumë të lartë. Rreziku nuk ndalet këtu: Kukësi, Dibra dhe Lezha pritet të përballen gjithashtu me reshje intensive, ndërsa Durrësi, Tirana, Vlora dhe Gjirokastra do të përfshihen nga shira të dendur. Shqetësues është edhe paralajmërimi për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në disa zona urbane, përfshirë Durrësin, Tiranën dhe Lezhën, mund të ketë përmbytje të...
Burimi:
ntv.al