Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

Shërbimi i transportit publik u ndërpre mëngjesin e sotëm nga ora 05:30-08:00, në shenjë proteste kundër propozimit për rritjen e TVSH-së nga 20% në 21%. Shoqatat e transportit kundërshtojnë këtë ndryshim, pasi sipas tyre do të sjellë rritjen e çmimit të biletave për qytetarët, ndërsa operatorët kërkojnë që TVSH-ja për transportin publik të ulet në 6%, njësoj si për produktet bazë. Pezullimi i shërbimit shkaktoi vështirësi për qytetarët në orët e para të mëngjesit, ndërsa u krijuan radhë të gjata në stacione, vonesa në mbërritjen e autobusëve dhe trafik i rënduar në disa prej akseve kryesore. “Rritja e TVSH-së automatikisht shkon në rritjen e çmimit të biletës. Transporti publik nuk është mjet luksi, por mjet i domosdoshëm dhe jetik për qytetarët dhe duhet të përfshihet...