“Perplasje” mes Marta Kos dhe Ramës për anëtarësimin/ Komisionerja: Në vitin 2030, kryeministri: S’ka datë
Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Afati u artikulua nga komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Kos deklaroi se, nëse Shqipëria vijon me ritmin aktual të reformave dhe përmbush të gjitha kushtet, negociatat mund të mbyllen brenda afateve të parashikuara. Ajo bëri të ditur se, me miratimin e shteteve anëtare, grupi i punës për anëtarësimin mund të krijohet vitin e ardhshëm, ndërsa traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në vitin 2028. “Shqipëria mund të bëhet shtet anëtar i BE-së deri në vitin 2030”, deklaroi komisionerja europiane. Por kryeministri Edi Rama u tregua më i kujdesshëm për të dhënë një datë konkrete. I pyetur se përse procesi i integrimit është...
Burimi:
ntv.al