Sulm kibernetik ndaj FIFA-s, hakerët pretendojnë se kanë vjedhur mbi 12 GB të dhëna
FIFA ka konfirmuar se është bërë objekt i një sulmi kriminal kibernetik, gjatë të cilit persona të paautorizuar kanë depërtuar në sistemet e saj dhe kanë siguruar akses në të dhëna të brendshme. “FIFA konfirmon se ka qenë viktimë e një sulmi kriminal kibernetik, i cili ka rezultuar në akses të paautorizuar në një sasi të kufizuar informacioni personal dhe të dhënash të kompanisë”, – deklaroi një zëdhënës i organizatës. Më tej, FIFA bëri të ditur: “Po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse, përfshirë organet ligjzbatuese. FIFA dënon me forcën më të madhe përvetësimin dhe publikimin e paligjshëm të informacionit, veçanërisht të të dhënave personale. Veprime të tilla përbëjnë një shkelje të rëndë dhe të papranueshme të privatësisë dhe mund të sjellin pasoja të konsiderueshme për...
Burimi:
telesport.al