“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla thotë se siguria ushqimore, që përbën edhe ndër kapitujt më të vështirë të negociatave me BE, ka një vëmendje të shtuar. Në një intervistë për “Newsline” në ACB News, Salla u shpreh se Shqipëria po bën detyrat e shtëpisë. Sipas ministrit, do të ketë investime në bujqësi. Lidhur me skemën e fermerëve, ministri Salla deklaroi se kjo skemë i është përshtatur direktivave të BE dhe do të vijojë në vitin 2027. “Ne kemi 3 kapituj, 12 është siguria ushqimore, po bëjmë kategorizimin e bizneseve, çfarë duhet të bëjmë për të shkuar në BE. Kjo është punë që po bëhet me trupën lituaneze të BE. Po bëjmë detyrat e shtëpisë, lidhur edhe me kapitujt e tjerë, si e...