Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, në kuadër të Fazës III të projektit, po vijojnë me ritme të larta. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë orëve të natës po kryhet montimi i trarëve në rampat e Nyjes së Laknasit, me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e automjeteve. Paralelisht, po punohet edhe për shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin e zgjerimit të superstradës, nga Mbikalimi i Kasharit deri te Mbikalimi i autostradës Thumanë-Kashar. Punimet gjatë natës synojnë të minimizojnë ndikimin në qarkullimin e përditshëm të mjeteve.