Trajneri Zef Gjoni mbërrin në Duseldorf për të ndihmuar Nelson Hysa, i bashkohet stafit të boksierit shqiptar

Trajneri Zef Gjoni mbërrin në Duseldorf për të ndihmuar Nelson Hysa, i bashkohet stafit të boksierit shqiptar

26 Nëntor 2026 16:02 Telesport Teksa boksieri shqiptar Nelson Hysa (i pamposhtur në ring, 25 fitore e 0 humbje) përgatitet për duelin e madh të 28 nëntorit ndaj Agit Kabayel, në stafin e tij janë bashkuar edhe një treshe trajnerësh nga Shkodra. Bëhet fjalë për Zef Gjonin, Jetmir Kuçi dhe Lazarin Vila, që prej ditës së sotme ndodhen në Duseldorf, ku dhe zhvillohet përballja për titullin kampion bote të peshës së rëndë, kategoria WBC. Zef Gjoni është një emër i njohur i boksit shqiptar, trajner që ka bërë emër me Vllazninë dhe njeriu që ka trajnuar Nelson Hysa në fillimet e karrierës së tij. Ndaj dhe ai ka vendosur ta ndihmojë në këtë përballje, me këshillat e tij. Prania e Zef Gjonit dhe trajnerëve të...