“Tifozët do ta adhuronin”, ylli i Serisë A mesazh për Endrick: Vendimi i takon atij
Mbrojtësi i krahut i Roma-s, Wesley Franca, i ka bërë thirrje publikisht sulmuesit të Real Madrid-it, Endrick, që t’i bashkohet atij te klubi i Serisë A këtë dimër. Duke qenë se edhe Milani është përfolur shumë si një destinacion i mundshëm për brazilianin, Wesley po bën gjithçka që mundet për të ndikuar në vendimin e bashkatdhetarit të tij, në prag të merkatos së janarit. Wesley ka marrë situatën në dorë në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Madridit, Endrick. Në një prononcim për “TNT Sports Brazil”, mbrojtësi konfirmoi se e ka inkurajuar drejtpërdrejt bashkatdhetarin e tij që të transferohet te klubi italian këtë dimër. Wesley nuk hezitoi të fliste për përpjekjet e tij për ta bindur lojtarin, gjatë intervistës pas ndeshjes. Ai e...
Burimi:
telesport.al