Ligji për tubimet, Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ: Protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës

Ligji për tubimet, Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ: Protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës

Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ të miratuar nga qeveria për tubimet. Sipas vendimit, bëhet fjalë vetëm për pjesën që parashikon gjoba për bllokimin e rrugëve.  Gjyqtarët kanë pezulluar me shumicë votash zbatimin e nenit 5 të aktit normativ në pjesën që parashikon sanksione administrative për bllokimin e rrugëve automobilistike gjatë zhvillimit të tubimeve, kur kjo sjell pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit është  Në vendim theksohet se Kushtetuesja ka vendosur që kërkesa të shqyrtohet me përparësi, pa pritur afatet e zakonshme procedurale, të cilat mund të shkojnë deri në tre muaj. “Kërkesa për pezullim u paraqit nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri...