LAJM I FUNDIT/ Shqipëria njeh rivalët e Europianit U-21, luajmë kundër Italisë dhe Spanjës

LAJM I FUNDIT/ Shqipëria njeh rivalët e Europianit U-21, luajmë kundër Italisë dhe Spanjës

Shqipëria njeh kundërshtarët në Europianin U21, goglat e vendosin në një grup të zjarrtë me Spanjën dhe Italinë! Shqipëria U21 ka mësuar kundërshtarët që do të përballet në Kampionatin Europian të vitit 2027. Kuqezinjtë do të jenë pjesë e Grupit B, ku goglat i kanë vendosur përballë tre përfaqësueseve të tjera: Spanjës, Italisë dhe Finlandës. Një grup aspak i lehtë për skuadrën shqiptare, e cila do të ketë përballë dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit europian për këtë grupmoshë. Spanja dhe Italia janë dy kundërshtarë me traditë dhe cilësi të lartë, ndërsa Finlanda është një tjetër sfidë që nuk duhet nënvlerësuar. Për Shqipërinë, ky Europian do të ketë një rëndësi të veçantë, pasi do të jetë bashkëorganizatore e turneut së bashku me Serbinë...