Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë (VIDEO)

Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë (VIDEO)

Marta Kos TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos deklaroi se Shqipëria ka mundësinë të përshpejtojë procesin e integrimit evropian gjatë vitit 2027, por theksoi se përparimi në negociata duhet të shoqërohet me rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuari  si dhe me funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ku ishte e pranishme në një tryezë me përfaqësues të grupeve parlamentare Kos u ndal te ecuria e negociatave, duke krahasuar Shqipërinë me Malin e Zi, i cili ndodhet pranë mbylljes së të gjithë kapitujve. “Viti që lamë pas ka sjellë përparim për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE. Katër kapituj janë mbyllur dhe synohet që një e katërta e kapitujve të mbyllen deri...