Paraburgimi i Veliajt ngrihet në Parlamentin holandez, ministri i Jashtëm: Jemi në ndjekje të çështjes

Paraburgimi i Veliajt ngrihet në Parlamentin holandez, ministri i Jashtëm: Jemi në ndjekje të çështjes

Henk Vermeer HOLLANDË- Paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është bërë pjesë e debatit për zgjerimin e Bashkimit Europian në Parlamentin e Holandës. Deputeti Henk Vermeer ka kërkuar shpjegime nga ministri i Jashtëm Tom Berendsen lidhur me qëndrimin e qeverisë holandeze për këtë çështje. Gjatë diskutimit Vermeer ka ngritur pikëpyetje mbi përputhjen e paraburgimit të një kryebashkiaku të zgjedhur në mënyrë demokratike me standardet europiane duke e lidhur këtë çështje edhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai e ka pyetur ministrin nëse është i informuar për situatën e Veliajt dhe nëse Holanda do të kërkojë që çështja të diskutohet edhe në nivelin e institucioneve europiane. Në përgjigjen e tij, Berendsen ka deklaruar se qeveria holandeze po e ndjek nga afër situatën...