“Ke 500 m2 apartament”, Balla i përgjigjet Shehajt: Është i bankës, e kam me kredi deri në 2044 (VIDEO)

“Ke 500 m2 apartament”, Balla i përgjigjet Shehajt: Është i bankës, e kam me kredi deri në 2044 (VIDEO)

taulant balla-agron shehaj TIRANË- Një përplasje e ashpër u regjistrua në Kuvend mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit Agron Shehaj. Gjithçka nisi pas akuzave të këtij të fundit, për pasurinë e Ballës dhe pretendimeve se zotëron një apartament prej 500 metrash katrorë. "Flet Taulanti për pasuritë e mia, Taulanti. Taulant po si ia bën ti Taulant në dhomë e kuzhinë atje te kulla e madhe? Si ia bën o Taulant? Ë? Si ia bën? Si do t’ja bësh me ato 500 m2 që ke o Taulant që s’i ke deklaruar? Ëndrra e të gjithëve Taulant, ëndrra ime, ëndrra e shqiptarëve, ëndrra e atyre të rinjve që protestojnë është të jetojnë në një apartament në një shtëpi si e jotja atje, në...