Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!
Rusia po intensifikon operacionet e sabotimit në Evropë, duke shënjestruar infrastrukturën kritike, nga linjat hekurudhore dhe aeroportet deri te rrjetet energjetike. Një studim i publikuar të enjten nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) paralajmëron se këto operacione po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe se ekziston rreziku i një sulmi me viktima masive, që mund të shkaktojë edhe përçarje mes qeverive evropiane. Sipas raportit, gjatë vitit të fundit përdorimi i eksplozivëve dhe zjarrvënieve është dyfishuar. Moska, ndonëse nuk është në luftë të drejtpërdrejtë me asnjë vend evropian përveç Ukrainës, po zhvillon një konflikt të tërthortë përmes personave të rekrutuar, me synimin për të dobësuar mbështetjen e kontinentit për Kievin. Raporti vlerëson se Gjermania dhe Polonia janë vendet më të ekspozuara ndaj këtyre operacioneve. IISS...
Burimi:
javanews.al