Buxheti i BE përplas liderët në Bruksel, kërcënime me veto dhe bojkot takimesh, kompromisi shtyhet!

Buxheti i BE përplas liderët në Bruksel, kërcënime me veto dhe bojkot takimesh, kompromisi shtyhet!

Samiti i jashtëzakonshëm në Bruksel për buxhetin shumëvjeçar të Bashkimit Evropian u shoqërua me përplasje të forta, kërcënime për veto dhe bojkot të negociatave. Pas më shumë se 12 orësh diskutimesh, liderët e 27 vendeve anëtare nuk arritën kompromis për buxhetin 2028-2034, duke e shtyrë vendimmarrjen për dhjetorin. Në qendër të konfliktit janë shkurtimet financiare, fondet për bujqësinë dhe kohezionin, si dhe përplasja mes vendeve që kërkojnë kursime dhe atyre që kundërshtojnë reduktimin e financimeve. Negociatat zbuluan ndarjen mes vendeve që kërkojnë një buxhet më të kufizuar dhe atyre që kundërshtojnë shkurtimet e mëtejshme. Tensionet u shtuan edhe nga mënyra se si Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, organizoi negociatat. Kalimi nga takimet plenare me 27 liderët në konsultime me grupe më të vogla shkaktoi...