8 samite në një muaj për Ramën/ Shpenzime luksi për të mbrojtur stabilokracinë në kurriz të demokracisë

8 samite në një muaj për Ramën/ Shpenzime luksi për të mbrojtur stabilokracinë në kurriz të demokracisë

Kur Florian Bieber, politologu i njohur nga Luksemburgu, i famshëm për termin e tij ‘stabiliokracia’, u pyet se si funksionon një gjë e tillë, ai solli si shembuj Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiçin dhe praninë e tyre në dhjetëra samite dhe forume. “Kryeministrat e rajonit shihen më shpesh me njëri-tjetrin në samite sesa me ministrat e tyre. Rama dhe Vuçiç luajnë një lojë të përbashkët: bashkëpunimi rajonal përdoret si shpërqendrim,” deklaroi ai. Vuçiç ka rënë nga pushteti, por Edi Rama po e vazhdon këtë praktikë në mënyrë të pamëshirshme. Pasi u fsheh nëpër vilat qeveritare për gati një muaj gjatë protestave studentore, Edi Rama ka marrë pjesë në të paktën tetë samite dhe forume. Të gjitha këto shpenzime luksoze i shërbejnë atij për një qëllim,...