Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka depozituar këtë të premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi 107 mijë firma në mbështetje të nismës për zhvillimin e një referendumi për shfuqizimin e ligjit “Paketa e Maleve” dhe atij për “Investimet Strategjike Adriatik Lapaj, i shoqëruar nga grupi nismëtar, kërkoi shfuqizimin e dy ligjeve, të cilat i cilësoi si abuzive dhe që, sipas tij, cenojnë interesat e qytetarëve dhe të vendit. Ai deklaroi se 107 mijë firmat përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve për të vendosur drejtpërdrejt përmes referendumit, duke e cilësuar këtë nismë si një moment historik për Shqipërinë. Lapaj kritikoi gjithashtu klasën politike teksa u shpreh se deputetët janë kthyer në shërbëtorë të oligarkisë dhe nuk përfaqësojnë më interesat e qytetarëve. “107 mijë vullnete për...