E fundit!!! Marc Marquez njofton tërheqjen nga MotoGP: Valencia do të jetë gara ime e fundit

E fundit!!! Marc Marquez njofton tërheqjen nga MotoGP: Valencia do të jetë gara ime e fundit

27 Nëntor 2026 10:55 Telesport Marc Marquez ka vendosur të tërhiqet: nga garat e motoçiklizmit. Piloti spanjoll, i cili sapo ka fituar titullin e dhjetë kampion bote në karrierën e tij (tetë prej tyre në MotoGP), shfaqi një tabelë para kamerave në provat e lira që po zhvillohen këtë fundjavë, në Valencia. Në atë tabelë shkruhej: “Kjo do të jetë gara ime e fundit në MotoGP.” Këtë lajm e konfirmoi edhe skuadra e Ducati me të cilën garon piloti 33-vjeçar, që një javë më parë u shpall kampion bote për pilotë. “Ju falënderoj të gjithëve që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Shpresoj që ju ta keni shijuar atë po aq sa edhe unë. Bashkë kemi bërë historinë”, shkruante më tej në tabelat e tij...