PSG përgatit rinovimin e kontratës për Safonov, portieri rus pritet të përfitojë rritje page

PSG përgatit rinovimin e kontratës për Safonov, portieri rus pritet të përfitojë rritje page

27 Nëntor 2026 11:21 Telesport Paris Saint-Germain vazhdon të përqendrohet te rinovimet e kontratave. Pasi ka nisur tashmë bisedimet me disa lojtarë kyç të skuadrës, klubi ka përshpejtuar negociatat edhe për Matvey Safonov. Portieri rus, i cili një vit më parë zuri vendin e Lucas Chevalier dhe e ka ruajtur pozicionin si titullar që prej asaj kohe, pritet të shpërblehet nga kampionët e Francës. Sipas shtypit francez, bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë hyrë në një fazë të avancuar gjatë javëve të fundit. Klubi synon të shpërblejë performancën e lojtarit 27-vjeçar, i cili tashmë është konsoliduar plotësisht si zgjedhja e parë e PSG në portë. Marrëveshja pritet të përfshijë një rritje të ndjeshme të pagës, duke pasqyruar statusin e ri që ai ka fituar brenda...