Manchester United synon yllin e Serie A, e konsideron pasuesin ideal të Bruno Fernandes

Manchester United synon yllin e Serie A, e konsideron pasuesin ideal të Bruno Fernandes

27 Nëntor 2026 10:42 Telesport Sipas “The Athletic”, ylli i Como, Nico Paz, ndodhet në listën e Manchester United si zëvendësues i mundshëm për Bruno Fernandes, në rast se ky i fundit largohet nga klubi. Fernandes së fundmi bëri të ditur se United i ka ofruar një kontratë të re, por ai i ka pezulluar bisedimet. Kontrata e portugezit me “djajtë e kuq” skadon në fund të këtij sezoni. Këtë sezon, Paz ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asiste në 16 paraqitje për skuadrën e Como në Serie A. 22-vjeçari iu bashkua klubit nga Real Madrid në vitin 2024. Raportohet se skuadra e La Liga ka përfshirë klauzola për riblerjen e lojtarit gjatë tre verërave të ardhshme. Këto klauzola janë rinegociuar dhe mbeten...