“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj
Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i cili kërkoi uljen me 20% të shpenzimeve operative të parashikuara në buxhetin e vitit 2027. Leskaj propozoi që reduktimi i shpenzimeve të nisë nga vetë deputetët, duke hequr dorë nga dietat dhe pagesat për telefoninë. Sipas deputetit demokrat, këto përfitime u kushtojnë financave publike 3 milionë euro në vit. Gjatë diskutimeve në seancën plenare, Leskaj argumentoi se institucionet shtetërore duhet të reduktojnë shpenzimet e tepërta, ndërsa Kuvendi duhet të japë shembullin në administrimin e parave publike. Deputeti demokrat iu referua edhe dekalogut moral të Midhat Frashërit për të argumentuar propozimin e tij. “I madhi Midhat Frashëri ka përcjellë për shqiptarët dy dekalogë, atë politik dhe atë moral. Nëse dekalogu politik ka kontradiktë, ai...
Burimi:
gijotina.com