Rekord në ankand! Objekti i pazakontë që i përkiste Maria Antonetës shitet për 2.9 milionë euro
Një tas i rrallë prej porcelani, në formën e gjoksit të një gruaje, që dikur i përkiste mbretëreshës franceze Maria Antoneta, është shitur për 2.9 milionë euro (3.1 milionë dollarë) në një ankand në Paris. Objekti, i prodhuar në fund të shekullit XVIII, ishte zhdukur për më shumë se dy shekuj dhe u zbulua rastësisht gjatë inventarizimit të galerisë Meyer. Ai ishte porositur nga mbreti Luigji XVI për qumështoren e Maria Antonetës në Rambuje, pranë Parisit. Sipas shtëpisë së ankandeve Drouot, shitja shënon një rekord botëror për një objekt prej porcelani të Sèvres të shitur në ankand. Një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohet shoqatës "Ruban Rose”, e cila lufton kundër kancerit të gjirit. A rare porcelain cup in the shape of a...
Burimi:
syri.net