Netflix përfshihet në përplasjen Indi–Pakistan, sindikata e Bollywood-it kërkon ndalimin e serialit pakistanez

Netflix përfshihet në përplasjen Indi–Pakistan, sindikata e Bollywood-it kërkon ndalimin e serialit pakistanez

Një sindikatë e rëndësishme e punonjësve të industrisë së filmit në Indi i ka kërkuar qeverisë së kryeministrit Narendra Modi të ndalojë transmetimin e një seriali pakistanez që pritet të publikohet në Netflix. Kërkesa ka hapur një debat të ri mbi ndikimin e tensioneve politike mes dy vendeve në industrinë e argëtimit. Produksioni titullohet “Jo Bachay Hain Sang Samait Lo”, që përkthehet “Gjithë dashuria që mbartin zemrat tona”, dhe është planifikuar të publikohet më 4 dhjetor. Ai përbën serialin e parë në gjuhën urdu të Netflix-it, ndërsa në kastin e tij përfshihen disa aktorë të njohur pakistanezë. Sindikata ka kërkuar jo vetëm ndalimin e këtij produksioni, por edhe miratimin e një ligji që do të ndalonte përmbajtjet nga Pakistani të shfaqeshin në Indi. Kërkesa lidhet...