64 vjet nga regjistrimi i këngës ikonike “Please Please Me” të The Beatles
Më 26 nëntor 1962, grupi legjendar britanik The Beatles regjistroi versionin përfundimtar të këngës “Please Please Me”, në Studio Two të EMI Studios, që sot njihet si Abbey Road Studios, në Londër. Kënga, e prodhuar nga George Martin, shënoi një moment të rëndësishëm në fillimet e karrierës së grupit dhe u publikua si këngë e veçantë më 11 janar 1963, përpara se të bëhej edhe titulli i albumit të tyre debutues, të publikuar në mars të po atij viti. Screenshot Fillimisht, John Lennon e kishte konceptuar këngën si një baladë më të ngadaltë, por producenti George Martin sugjeroi ndryshimin e ritmit, duke i dhënë asaj një tingull më të shpejtë dhe energjik. Ky ndryshim ndikoi në formën përfundimtare të këngës, e cila u dallua për harmonitë vokale...
Burimi:
kultplus.com