Tina Turner, ikona e muzikës botërore që do të kujtohet si “Mbretëresha e Rock ’n’ Roll-it”
26 November, 2026 - 22:00 Tina Turner, e lindur si Anna Mae Bullock më 26 nëntor 1939 në Brownsville të Tennessee-s, ishte një nga këngëtaret më të njohura dhe më me ndikim në historinë e muzikës botërore. E njohur si “Queen of Rock ’n’ Roll”, ajo shiti mbi 180 milionë kopje të albumeve dhe këngëve të saj, duke lënë gjurmë në muzikën soul, rock dhe pop. Karrierën muzikore e nisi në vitet 1960, së bashku me bashkëshortin e atëhershëm Ike Turner, me të cilin formoi dyshen “Ike & Tina Turner”. Pas ndarjes nga ai, Turner ndërtoi një karrierë të suksesshme solo, ndërsa albumi “Private Dancer”, i publikuar në vitin 1984, shënoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj. Ndër hitet më të...
Burimi:
kultplus.com