Gazmend Leka sjell simbolikën e flamurit kombëtar në galerinë e artit GOCAT

Gazmend Leka sjell simbolikën e flamurit kombëtar në galerinë e artit GOCAT

26 November, 2026 - 22:30 Piktori i mirënjohur Gazmend Leka u takua me studentë të Universitetit të Arteve për një bashkëbisedim mbi procesin krijues, simbolikën dhe interpretimin e veprave të tij. Takimi u zhvillua me studentë të Atelierit të Grafikës, në Galerinë e Artit Bashkëkohor të Tiranës (GOCAT), ku studentët shoqëroheshin edhe nga pedagogu i tyre Ardian Isufi. Bashkëbisedimi erdhi në kuadër të ekspozitës “Nostratempus” të Gazmend Lekës, ekspozitë e cila merr vlera të veçanta në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit, duke qenë se i ka dhënë një vëmendje të veçantë trajtimit artistik të flamurit shqiptar përmes veprës “Geni ynë i shkruar në kuq e zi”. Në krijimet e Gazmend Lekës ngjyrat e flamurit ndërthuren me identitetin kombëtar, rrënjët dhe kujtesën kolektive....