“I Believe I Can Fly”, kënga e R. Kelly që u bë një prej hiteve më të njohura të viteve ’90
Kënga “I Believe I Can Fly”, e interpretuar, shkruar dhe prodhuar nga këngëtari amerikan R. Kelly, mbetet një prej realizimeve më të njohura muzikore të viteve ’90, me një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. E publikuar më 26 nëntor 1996, kënga ishte pjesë e kolonës zanore të filmit “Space Jam”, ndërsa më vonë u përfshi edhe në albumin e këngëtarit “R.”, të publikuar në vitin 1998. E ndërthurur me elemente të R&B-së, soul-it dhe gospel-it, kënga arriti të pozicionohej në vendin e dytë të klasifikimit amerikan Billboard Hot 100 në fillim të vitit 1997. Ajo kryesoi gjithashtu listat muzikore në tetë shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën, Holandën, Zelandën e Re dhe Zvicrën. Suksesi i saj u reflektua edhe në ceremoninë e 40-të të...
Burimi:
kultplus.com