Sulmi kibernetik detyron Agjencinë France-Presse të nxjerrë jashtë funksionit platformën e saj të lajmeve

Sulmi kibernetik detyron Agjencinë France-Presse të nxjerrë jashtë funksionit platformën e saj të lajmeve

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) me qendër në Paris, është goditur nga një sulm kibernetik, që detyroi drejtuesit të pezullojnë përkohësisht funksionimin e platformës AFP Forum. Sulmi nisi rreth orës 01:30.Pas konstatimit të incidentit, ekipet teknike ndërhynë për të kufizuar pasojat, ndërsa platforma u shkëput nga rrjeti si masë paraprake.  Përmes kësaj platforme, abonentët aksesojnë, kërkojnë dhe shkarkojnë materialet gazetareske të agjencisë. AFP njoftoi se shërbimi do të qëndrojë jashtë funksionit deri në një njoftim të dytë, ndërsa abonentëve u janë ofruar alternativa për të marrë përmbajtjen. Drejtuesit konfirmuan se për ngjarjen ka nisur një hetim me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, por deri tani nuk dihet se kush qëndron pas sulmit. Sulmi kibernetik vjen në një kohë kur, gjatë muajve të fundit, në Francë dhe...