40.3 kg kanabis drejt Laçit për shitje, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis në rrugën e fshatit Selitë. Të arrestuarit janë Hermes Mihana, 25 vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit, dhe Hidajet Karaj, 36 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ata udhëtonin me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin u gjetën katër thasë me lëndë narkotike, që dyshohet se ishte siguruar në fshatin Mafsheq, në Malësinë e Krujës, dhe po transportohej drejt Laçit për t'u shitur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë kanabis, një peshore manuale, automjeti dhe një celular. Dy të arrestuarit akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Storm”, goditet...
Burimi:
syri.net