Altarët neolitikë të zbuluar në Runik bëhen pjesë e pullave postare të Kosovës

Altarët neolitikë të zbuluar në Runik bëhen pjesë e pullave postare të Kosovës

27 November, 2026 - 10:30 Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri të pullave postare kushtuar trashëgimisë kulturore, me temën “Altarët nga periudha e Neolitit”. Ky emision sjell në vëmendje një artefakt me rëndësi të veçantë arkeologjike, i cili i përket periudhës së Neolitit të Hershëm, përkatësisht mijëvjeçarit VII–VI para erës sonë, dhe është zbuluar në Runik, në territorin e Komunës së Skenderajt. Altari ka formën e një pjate të vendosur mbi katër këmbë dhe është punuar nga argjila e pjekur, me ngjyrë gri në të kafe të errët. Sipërfaqja e tij e jashtme është e zbukuruar me gravura të vijave paralele të pjerrëta dhe motive të realizuara përmes një mjeti trekëndor. Të njohur edhe si...