Shiroka Pula takon Bajram Begajn në Ohër: Kosova dhe Shqipëria janë një zemër, një mendje dhe një komb
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar lidhjet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas saj, janë të rrënjosura në histori, gjuhë, kulturë dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët. “Dy shtetet janë një zemër, një mendje dhe një komb, të bashkuara nga e njëjta frymë në të dy anët e kufirit”, ka theksuar Presidentja, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës. Ajo ka nënvizuar se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve përbën përgjegjësi të përbashkët dhe se afërsia duhet të shndërrohet në bashkëpunim konkret për ndërtimin e së ardhmes, përcjell KultPlus. Në takim...
Burimi:
kultplus.com