Dua Lipa përzgjedh librin e ri të Patti Smith për muajin dhjetor

Dua Lipa përzgjedh librin e ri të Patti Smith për muajin dhjetor

Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa ka prezantuar përzgjedhjen e radhës për muajin dhjetor, duke vënë në qendër librin e ri autobiografik të këngëtares dhe shkrimtares amerikane Patti Smith me titull “Bread of Angels”. Në një shënim të publikuar për këtë përzgjedhje, Dua Lipa ka shprehur admirimin e saj për Smith, duke kujtuar se libri “Just Kids” ishte ndër përzgjedhjet e para të klubit të leximit. Ajo ka treguar gjithashtu se pati rastin të bisedonte personalisht me artisten gjatë Festivalit të Letërsisë në Londër, ku u diskutua edhe për autobiografinë e saj të re. Dua e përshkruan “Bread of Angels” si një vepër që plotëson dhe zgjeron rrëfimin e librit “Just Kids”, duke e ndjekur jetën e Patti Smith që nga fëmijëria e hershme, përmes muzikës, martesës...