Kontrolle në Lushnjë e Fier, sekuestrohen 6 armë zjarri, e 2 maska silikoni. Në pranga 4 persona
Policia e Fierit ka finalizuar tri faza të operacionit të koduar “Siguria”, duke arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër. Gjatë kontrolleve në Fier dhe Lushnjë janë sekuestruar katër armë zjarri, dy armë gjahu, municion luftarak, dy maska silikoni dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në Fier, në pranga ka rënë një 42-vjeçar me inicialet S. M., i cili u kap duke qarkulluar me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Sipas Policisë, ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën edhe dy maska silikoni, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e veprimtarive kriminale. Në një tjetër fazë të operacionit, po në Fier, u arrestuan dy persona, babë e bir, të identifikuar me inicialet Z. T., 60 vjeç,...
Burimi:
javanews.al