Stuhi të fuqishme dhe përmbytje në SHBA, anulohen paradat e Ditës së Falënderimeve

Stuhi të fuqishme dhe përmbytje në SHBA, anulohen paradat e Ditës së Falënderimeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga moti i keq gjatë ditës së enjte, me reshje të dendura shiu, erëra të forta, përmbytje dhe reshje dëbore në disa shtete. Situata ka shkaktuar probleme të shumta në transport, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulimin e disa aktiviteteve tradicionale të Ditës së Falënderimeve. Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur kryesisht bregun lindor të vendit, nga Karolina e Veriut deri në Nju Xhersi, ndërsa në disa zona janë lëshuar edhe paralajmërime për tornado. Në të njëjtën kohë, baticat e larta kanë shkaktuar përmbytje në qytete bregdetare në Kaliforni. Për shkak të situatës së rënduar, i gjithë shteti i Nju Xhersit është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa masa të ngjashme janë marrë edhe në disa zona...